Në ditën ndërkombëtare të nënës, Dafina Zeqiri ka zgjedhur disa fotografi për ta uruar nënën e saj me fjalët më të mira.
“Gëzuar dita e nënëve për numrin tim të parë @buqimeli. Arsyeja që unë punoj fort dhe nuk ndalem deri në vdekje. Ti ma ke dëshmuar mua dhe motrave të mija që një grua mund t’i bëjë të gjitha vetë. Ti je një mbret i vërtetë. Të dua shumë mami, bota është një vend i mirë për shkakun tënd”, shkroi Dafina nën fotografitë e publikuara në profilin e saj në Instagram.
Ju kujtojmë që këngëtarja shqiptare po jeton tash e një kohë në Amerikë atje ku edhe po synon tregun ndërkombëtar./Prive.al