Uname:Linux prive 4.15.0-213-generic #224-Ubuntu SMP Mon Jun 19 13:30:12 UTC 2023 x86_64

Base Dir : /home/prive/public_html

User : prive


Diskografisë shqiptare i shtohet një duet i papritur! – Privé – Faqja Zyrtare

Diskografisë shqiptare i shtohet një duet i papritur!

By

Kemi parë e kemi qenë dëshmitarë të lloj-lloj bashkimeve të forcave mes artistëve shqiptarë por befasitë duket se për diskografinë shqiptare janë rezervuar këtë vit në festivalin Kënga Magjike.

Për befasinë e shumëkujt, dy artistë nga Shqipëria që tashmë e kanë zyrtarizuar duetin e parë të përbashkët janë Bruno nga Threedots dhe këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Artiola Toska.

Përmes një fotografie të postuar në Instagram, Toska ka paralajmëruar surpriza me Brunon të Dielën tek programi i Ardit Gjebresë teksa meritat e këtij bashkëpunimi ia ka fakturuar Flori Mumajesit.

Duke marrë parasysh faktin se prapa këtij krijimi muzikor qëndron ‘koka e hiteve’ kurioziteti është i madh për produktin final që derivon nga dy artistë të zhanreve krejtësisht të ndryshme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm