Disa këshilla për të pasur lëkurë bebeje

By

Derisa plakeni, natyra e lëkurës dhe struktura e saj, ndryshon. Në vitet e adoleshencës, jeni më të prirë ndaj puçrrave dhe acarimeve, dhe derisa i afroheni të 20 -ve, problemi zhduket.

“Gratë në të 30 -at e tyre shpesh ndiejnë besim të ri dhe një ndjenjë fuqie. Kjo ndjenjë, e shoqëruar me kujdesin e përsosur të lëkurës, do t’i bëjë ato të ndihen rehat me lëkurën e tyre”, ka thënë Tanaya Sarma, bashkëthemeluese e “Talking Herbs”.

Sipas Sarma, gratë në të 30 -at fillojnë të përballen me disa probleme me lëkurën e tyre.

“Lëkura juaj do të ketë nevojë për shumë kujdes. E tëra çfarë ju duhet të bëni është të ndiqni bazat e kujdesit për lëkurën tuaj, duke u siguruar që ajo është e ushqyer mirë. Kur provoni këto këshilla bukurie, vitet ’30-ta bëhen të lehta dhe argëtuese”, ka shtuar ajo.

Shumica e grave injorojnë rutinën e pastrimit, tonifikimit dhe hidratimit. Kjo rutinë është edhe më thelbësore dhe duhet të ndiqet kur jeni 30 vjeç, ka thënë Sarmam.

Sallatat e bëra nga perime dhe fruta të freskëta do të ndihmojnë në heqjen e toksinave nga trupi juaj.

Merrni suplemente si vitaminat C dhe E pasi ju bëjnë të ndiheni rehat në lëkurën tuaj.

Pini shumë ujë çdo ditë. Pini rreth 8-10 gota ujë pasi është e nevojshme jo vetëm për një trup të shëndetshëm, por edhe për lëkurë të bukur. Gjithashtu do të ndihmojë në eliminimin e toksinave nga trupi.

Provoni të hiqni dorë ose të paktën të zvogëloni konsumin e alkoolit dhe pirjen e duhanit. Ulni marrjen e sheqerit dhe kafeinës gjithashtu.

Kremrat e natës do t’ju ndihmojnë të hidratoni lëkurën tuaj. Gjithashtu do të ndihmojë në rritjen e kolagjenit në lëkurë.

Kremi kundër diellit është i rëndësishëm në çdo moshë, dhe askush nuk duhet të harrojë ta vendosë atë kur del jashtë. Për gratë mbi 30 vjeç, një krem ​​kundër diellit me një SPF 30 ose një që përmban mbrojtje nga rrezet UVA/UVB është më i miri.

Artikuj të ngjashëm