U bë e njohur falë cover-ëve të ndryshëm që i solli në një mënyrë unike duke transformuar hitet e mëdha në stilin e saj.
Fjala është për Diona Fonën, vajzën e talentuar nga Prishtina që bën një jetë mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe ku mes tjerash edhe ndjek shkollimin në arte.
E duket që tash me gjitha rrethanat në favor të saj, këngëtarja ka pasur momentin e duhur për debutim në muzikë.
Diona para pak çastesh ka publikuar projektin e titulluar ‘Havera’ që është prodhim i shtëpisë muzikore RedBox Entertainment.
Për tekstin ëshë përkujdesur vetë këngëtarja dhe reperi Gjiko teksa videoklipi është punuar nga Valon Aziri.
Se si do pritet ky projekt mbetet të shihet por në bazë të indikacioneve fillestare, suksesi është i garantuar. /Prive.al/