Dikur trajnere, sot Albina garon ‘kokë më kokë’ me Elsa Lilën me synimin e njëjtë

By

Mbrëmë u konfirmuan 26 emrat dhe grupet pjesëmarrëse në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës.

Në mesin e emrave “big” që u spikatën në listë e që dorën në zemër s’ishin të shumë në numër, veçoheshin Elsa Lila, Albina Kelmendi, Fifi, Rovena Dilo e Manjolla Nallbani.

Për dy të parat, pra për Elsën dhe Albinën, kjo garë ka një simbolikë edhe më të veçantë.

Dy artistet do jenë me të njëjtin synim, pra të fitojnë garën, tetë vite pas një gare tjetër.

Në vitin 2014, Albina ka marrë pjesë në sezonin e katërt të “The Voice of Albania”.

Në audicionet e fshehta ku iu kthyen të gjithë trajnerët, ajo pati zgjedhur pikërisht Elsa Lilën si trajnere.

Kjo ishte vetëm pikënisje e rrugëtimit të suksesshëm të Albinës në muzikë, që vazhdon edhe sot.

Një intervistë për personalen dhe Eurovisionin, Albina e pati në edicionin më të fundit të Prive, të dielën. Të plotë ndiqeni në vijim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm