Dikur në një klasë, sot këngëtare shumë të famshme!

By

Në çdo gjeneratë, secila mësuese krenohet të ketë nxënës që me vite korrin sukses në fusha të ndryshme.

Por, mësueses së Nora Istrefit dhe Zanfina Ismailit, në vitet e 90-ta kur dy vajzat kishte në klasë, asnjëherë nuk i ka shkuar mendja që të dy nxënëset dikur do ishin të suksesshme në fushën e muzikës.

Në disa foto që qarkullojnë nga kujtimet e shkollës fillore Dardania, dy vajzat shihen shumë pranë njëra-tjetrës si shoqe klase që madje thuhet se kanë qenë edhe në një bankë.

Ndonëse nga publiku mund të konsiderohen si rivale ne profesion, Zanfina dhe Nora vazhdojnë të jenë shoqe, pavarësisht se takohen rrallë për kafe në jetën e tyre private, për shkak të angazhimeve dhe rrjedhave të jetës. /Prive.al/

 

 

 

Artikuj të ngjashëm