Dhuratë e ‘çmendur’ në drejtim të Fjolla Morinës! (FOTO)

By

Këngëtarja Fjolla Morina është një personazh mjaft i dashur për publikun teksa emri i saj lakohet jo pak në media si për jetën private ashtu edhe publike.

Ajo kohëve të fundit nuk është dhe shumë aktive në muzikë, pasi që është bërë pjesë e spektaklit të vallëzimit ‘Dance with me’.

Sikurse në muzikë edhe në vallëzim Fjolla befasoi me talentin e saj ku në edicioonin e javës së kaluar shkëlqeu me vallëzimin e saj të cilin e realizoi vetëm me një orë provë.

Sonte është nata finale e dikush ka menduar t’ia bëjë një natë dhe më magjike asaj duke i bërë një dhuratë mjaft speciale.

Këngëtarja ishte ajo e cila zbuloi dhuratën speciale të marrë e cila është një sasi gjigante lulesh me të cilat shënohet emri i saj.

Se kush e befasoi këngëtaren ende nuk dihet, por ajo cka lë të nënkuptohet duhet të jetë patjetër dikush mjaft i rëndësishëm e i dashur për të pasi që dhurata në fjalë është me të vërtetë e çmendur. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm