Dhurata Dora i gëzohet suksesit të këngës së saj (FOTO)

By

Sukseset e Dhurata Dorës nuk kanë të ndalur, dhe këtë po e dëshmon çdo ditë e më shumë artistja shqiptare.

Bashkëpunimi i saj me reperin francez Gims, rezultoi mjaft i suksesshëm dhe brenda pak muajsh publikimi, kënga arriti të numërojë 60 milionë klikime në platformën Youtube.

E për këtë sukses të këngës, nuk kishte se si të mos i gëzohej Dhurata Dora, e cila ka ndarë një fotografi në Instagram, me mbishkrimin “60 milionë shikime”.

Më poshtë mund ta shikoni të plotë postimin e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm