Në pothuajse secilën prej paraqitjeve në koncerte gjatë turit veror ajo ka mahnitur me dukjen e saj.
E kuruar nga Sellma dhe Kaci, këngëtarja Dhurata Dora me çdo postim ku ka shkëlqyer me imazhin e saj ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Por tani, me kohë të lirë dhe përkohësisht me më pak angazhime në koncerte, këngëtarja e ‘Bongo’ duket se po shijon rutinën duke qenë natyrale.
Në një prej fotove të fundit ajo shfaqet komplet pa grim, diçka që ndodh relativisht rrallë mes këngëtareve shqiptare. /Prive.al/