Uname:Linux prive 4.15.0-213-generic #224-Ubuntu SMP Mon Jun 19 13:30:12 UTC 2023 x86_64

Base Dir : /home/prive/public_html

User : prive


Dhe më në fund Mozzik e zbulon, Loredana shfaqet me barkun e fryrë – Privé – Faqja Zyrtare

Dhe më në fund Mozzik e zbulon, Loredana shfaqet me barkun e fryrë

By

Dyshja nuk po lënë vend pa shkuar për pushime. Reperi Mozzik dhe e dashura e tij Loredana Zefi, sapo u kthyen nga Monte Carlo por vera për ta nuk përfundon me kaq.

Çifti i famshëm kanë ikur në Ibiza të Spanjës për të kaluar të tjera ditë vere, një vend ky tejet atraktiv dhe i njohur në botë.

Por ajo që të bën përshtypje, është se kjo është hera e parë që Mozzik e ka publikuar një video të plotë të partneres së tij, për të cilën Prive muaj më parë zbuloi se është shtatzënë!

Loredana në këtë imazh që Prive ka kapur nga Instagrami i Mozzik, shfaqet në figurë të plotë e lehtësisht vërehet barku i saj i rrumbullakosur.

Megjithatë çifti ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht se po bëhen prindër. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm