Deklarohet aktori i famshëm: Jam homoseksual (FOTO)

By

Njëri ndër yjet më të njohur të Hollywood-it, Kevin Spacey, ka kërkuar falje pasi është akuzuar se kishte ngacmuar seksualisht një aktor të mitur.

Anthony Rapp, i cili tani është 14 vjeçar, ka thënë se Spacey e kishte ftuar atë në një festë dhe dukej i dehur derisa ka ndodhur incidenti.

Spacey i cili në atë kohë ishte 26 vjeçar, ka thënë se nuk i kujtohet kjo ngjarje e ka deklaruar se nëse ka bërë diçka të tillë, i detyrohet aktorit Rapp një falje të sinqertë.

Spacey po ashtu ka deklaruar se tani po jeton si homoseksual, pasi për vjet të tëra ka refuzuar t’iu adresohet thashethemeve për seksualitetin e tij.

Rapp e ka treguar këtë histori, tani pas skandalit të madh seksual të producentit Harvey Weinstein, shkruan BBC, transmeton Prive. /Prive.al

 

 

 

Artikuj të ngjashëm