Deklarata e diskutueshme e Docit! Albani nuk shkoi në Eurovision se është ‘shqiptar i Kosovës’?

By

I ftuar në një emision, anëtari i jurisë i festivalit në RTSH, Agim Doci diskutoi në lidhje me përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision.

Ndër të tjerash, ai ceku edhe Alban Ramosajn duke thënë se çmimin e parë nuk e mori sepse si një ‘shqiptar i Kosovës’ ai duhet të përfaqësojë në Kosovën në spektaklin evropian.

Në lidhje me këtë reagoi edhe Alban Ramosaj duke e quajtur racizëm referencën e Docit dhe shtoi se rangimin më të lartë që Shqipëria pati në Eurovision e arriti pikërisht me një ‘shqiptare të Kosovës’.

Shihni më poshtë reagimin e tij të plotë më poshtë:

I Nderuar Z.Doci. (Gjithashtu antar i jurise se festivalit te fundvitit ku konkurrava me “Theje”)
Ajo qe duhet te “te vrasi” eshte fillmisht rracizmi ndaj “Shqiptareve te Kosoves” sic po na ndan e po na etiketon, pastaj era e komunizmit qe kuterbon nga ty ne kete interviste.
Europa nuk tallet me Kosovan apo Shqiperine, por me zgjedhjet qe bejm e si i lejojme te na shohin nder vite. (Meqe ra llafi, kemi nje liste te gjate me individe qe na krenojne neper bote si: Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max, Bebe Rexha, Ermal Meta, Inva Mula, e shume te tjere)
E meqe ke qejf te na ndash, le ti hyjme me thelle natyres se kendveshtrimit tend.
Ka qene po nje “Shqiptare e Kosoves” qe na ka ngritur ne rezultatin me te larte historik ne Eurosong, apo harruat? te kujton gje emri Rona Nishliu?
Persa i perket cfare jam, jam nje Shqipe! qe madje gezoj dhe emrin Alban nga nje baba (drite paste) shume patriot dhe me dije te thella per historine dhe gjakun tone.
Flas 4 gjuhe te huaja, kam pashaporte Shqiptare dhe Kosovare, jam i lindur ne Holland, rritur ne Shqiperi me origjine nga Kosova e me rezidence ne Spanje dhe jam shume me shume Shqiptare se sa ju edhe shume me shume Europian se sa ju.
Nuk jeni askushi qe te na ndani e te na limitoni per te perfaqesuar Mamane-Shqiperi ne Europe apo kudo!
Te sygjeroj te kursesh rakine ne dalje televizive dhe te perfaqesosh moshen tuaj e te na thuash dy tre gjera te mencura heres tjeter.

Uroj te jesh gjall per vitin qe vjen e te shohesh se si do na perfaqesoj nje “Shqiptar nga Kosova”!”

Artikuj të ngjashëm