Si një rrufe në qiell të pastër, krejt papritur, pak javë më parë, reperi Arian Agushi konfirmoi përmes rrjeteve sociale se ka kurorëzuar dashurinë. Gold AG u mjaftua vetëm me një fotografi ku shfaqte unazat teksa nga ajo ditë, 9 Marsi, ai as nuk zbuloi partneren e as nuk publikoi fotografi të tjera.
Goldi me unazw nw gisht) Por, ceremonia e martesës së tij, tërësisht larg syrit të publikut duket të jetë mbajtur sipas riteve fetare islame.
Një detaj të tillë e ka treguar miku i tij, imami nga Shqipëria Ahmed Kalaja i cili ka ndarë imazhet nga kurorëzimi ku mes tjerash shprehet: ‘Kaq e kishte edhe Goldi. Shumë i gëzuar shumë i privilegjuar që e dirigjova Nikahun/ Kurorëzimin/ Celebrimin e vëllait tim; Arjan Agushit, Gold AG edhe kisha nderin tja uroja i pari; BAREKALLAHU LEKUMA… Allahu ju bekofte, lumturofte, te mira e bekime e bashke si ketu edhe ne boten tjeter! U trashegofshi me miresi begati e kenaqesi te Zotit!
Fatkeqësisht edhe këtë herë, vajza që i ka marrë zemrën reperit ka mbetur misterioze sepse ajo mungon në fotografitë e publikuara nga imami Kalaja i cili përkundër se zbuloi detaje të pathëna, sërish u tregua i kujdesshëm për t’i ruajtur sekretin kryesor mikut të tij.