Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare poeti i njohur i letrave shqipe, Agim Doçi, pas komplikimeve që kaloi si pasojë e një hemorragjie cerebrale që pësoi ditë më parë.
E poetin e madh e ka kujtuar edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.
Me anë të një imazhi të tashmë poetit të ndjerë, Dafina ka treguar se ai e kishte shkruar këngën e saj të parë në gjuhën shqipe.
Bëhet fjalë për “Harrimi i dashurisë”, për të cilën Dafina thotë po ashtu se “do mbetet një nga projektet e saj favorite”.