Dafina x Rinor: motër e vëlla publikojnë një tjetër projekt

By

Dafina dhe Rinori, në vitet e fundit kanë prodhuar dhe publikuar disa këngë, që edhe janë listuar në top-listat zvicerane. Janë dy talente shqiptarë që po mahnitin publikun e huaj me muzikën e tyre.

E së fundmi kanë publikuar edhe këngën të shoqëruar me videoklip që mban titullin “Your Show”.

Kënga e re është një përzierje e tingujve EDM dhe elementeve të zhanrit pop.

Dyshja vëlla e motër, janë një ekip i shkëlqyer. Rutina e tyre përfshinë punën në studio për muzikë të re. Njëri si producent e tjetra si kantuautore koordinohen në mënyrë pefekte.

Dafina dhe Rinori tashmë e kanë provuar talentin e tyre muzikor disa herë.

Në vitin 2017, DAFINA zuri vendin e tretë në top listat “MTV Swiss” me këngën e saj debutuese “Shot calling”, produksion ky i vëllait të saj, Rinorit.

Në vitin 2019, Dafina përfundoi studimet e saj to arkitekturës dhe aktualisht është duke punuar në albumin e saj të parë.

Në ndërkohë, Rinori ka themeluar labelin e tij dhe punon si producent dhe DJ. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm