Dafina tregon dhunën nga ish i dashuri: ‘Ai vazhdonte me kokën lartë…’

By

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka ndaluar për t’i dhënë fokus një çështjeje shumë me rëndësi.

View this post on Instagram

A post shared by DAFINA ZEQIRI (@dafina.zeqiri)

Ajo ka reaguar sa i përket rastit të 18 vjeçares nga Ferizaj që shpërfaqë një rutinë të njëjtë – të arsyetimeve e fjalëve pas abuzimeve dhe vrasjeve.

Dafina mes tjerash ka treguar se edhe vetë ka qenë në një lidhje ku është abuzuar fizikisht teksa fjalët për tradhti kanë qenë po aty.

Duke ndarë përjetimin e saj personal, ajo mes tjerash është shprehur:

“Si është e mundur. Sa herë që një grua dhunohet, abuzohet, kërcënohet e madje vritet, një nga arsyetimet e atij “tipit” është: Ajo po më tradhtonte/ Ajo donte/ Ajo ma kërkoi një gjë të tillë. Dhe ju i besoni? Ajo e “kërkoi” këtë?

Ndaloni së lejuari që të akuzuarit të marrin vëmendje nga gabimet e tyre. Ndaloni abuzuesit nga kryerja e krimeve dhe fajësimi i gruas. Ndaloni akuzuesit që të njollosin një grua.

Unë kam qenë në një lidhje shumë abuzive në fillimet e karrierës dhe gjejeni pak kë e fajësonin. Mua! E njëjta gënjeshtër nën emrin tim: Ajo po më tradhëtonte. Unë kurrë s’kam marrë ndihmë apo përkrahje nga sistemi sepse ishte shumë i korruptuar. Për vite të tëra, unë pranoja komente. Përderisa ai “tipi” vazhdonte me kokën lartë i lumtur sepse kishte vëmendjen”

Artikuj të ngjashëm