Dafina i uron Shën Valentinin të dashurit

By

Këngëtarja Dafina Zeqiri tash e një kohë është në lidhje me një djalosh nga Republika Domenikane.

Ndoshta marrë shkas nga një varg i gjatë i lidhjeve të dështuara, kësaj here Dafina është treguar hermetike duke mos ndarë shumë detaje nga jeta private.

Postimet me të dashurin kanë qenë të pakta në numër teksa këngëtarja është përkujdesur që momentet t’i shijojë pa ekspozim në media madje duke kaluar kohë me të edhe në Republiken Domenikane.

Por, Dita e të Dashuruarve nuk kishte se si të kalonte pa një postim nga Dafina. Ajo në një foto të postuar në Instagram i ka uruar personit të zemrës Shën Valentinin. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm