ÇKA PUNONTE SHAQIRI PARA SE TË BËHEJ YLL FUTBOLLI?!

By

Futbollisti Kosovar Xherdan Shaqiri ka rrëfyer në një intervistë për CNN jetën e tij. Shaqiri ka treguar historinë e tij që nga lindja në Gjilan e deri tek jeta që po bën tani.

Artikulli dedikuar Xherdanit flet se si familja e tij u largua si refugjat drejt Zvicrës, një vit pasi u lind futbollisti për shkak të regjimit të atëhershëm serb.

Ëndrra e tij ishte gjithmonë të bëhej futbollist por rruga nuk ka qenë e lehtë për të.

Para se ta shijonte fushën e blertë Shaqiri punonte në një dyqan ëmbëlsirash, e kjo punë i ka ndihmuar atij që të vlerësoj jetën që bën sot.

“Gjithmonë kam ëndërruar të luaj futboll por kur isha i ri, prindërit e mi më thanë që duhet të mësoja diçka. Ishte fillimi i karrierës kur fillova edhe të punoj” – u shpreh Xherdan Shaqiri për CNN.

Po ashtu futbollisti ka treguar se jeton me dy mentatiletet, atë zvicran dhe shqiptar, pasiqë kur shkonë në shtëpi ai flet shqip. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm