Çka ndodhi mbrëmë mes Shyhretes dhe Shkurtes?!

By

Mbrëmja që lamë pas bashkoi shumë fytyra publike në një vend me synetinë e djemve të këngëtarit Meda si aheng me shumë të ftuar.

E këto takime pa dyshim se përbëjnë gjithmonë një moment të mirë për takim e argëtim mes kolegëve që janë vazhdimisht të zënë me koncerte.

Por, e njejta nuk vlen për Shyhrete Behlulin dhe Shkurte Fejzën.

Dy këngëtaret e mirënjohura, bashkëpunëtore për një kohë shumë të gjatë, as kësaj rradhe nuk kanë pasur ndonjë kontakt me njëra-tjetrën.

Burime për Prive.al kanë nënvizuar faktin se ato kanë shmangur çdo lloj të qëndrimit pranë njëra-tjetrës.

E një moment interesant është shënuar me Motrat Mustafa si protagoniste.

Të gjendura mes ‘dy zjarresh’, Safetja dhe Sahidja në tavolinë me Shyhreten dhe Gilin kanë shkrepur një fotografi me Shkurten përgjatë kohës sa Shyhretja kërcente. Fejza është afruar pranë tavolinës së kolegeve por vetëm pasiqë ish-mikesha e saj nuk ka qenë aty.

Kujtojmë se Prive pati realizuar një kronikë mbi ngjarjen pak kohë më parë ku për të parën herë, Shyhrete Behluli shpalosi më shumë mbi arsyet e prishjes së miqësisë me kolegen e saj për mbi tre dekada (kliko KËTU për intervistën). /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm