‘Nostalgjia’ bëri bashkë në muzikë babë e bir. Kjo këngë trajton temën e konfliktit të gjeneratave por në Prive, këngëtarët treguan që asnjëherë nuk ka pasur ndonjë problem për këtë.
Në familjen Fejzullahu, Sabriu tregon se për të Ermali është më i përkëdheluri por që ky i fundit ka treguar që i ka mbajtur të fshehur diçka.
Ermali e mbajti sekret për një kohë nga babai se e konsumon duhanin.
Raportet mes tyre janë të shkëlqyera e kjo energji duket të jetë e reflektuar në klipin e parë të përbashkët por që mund të ndodh të mos jetë i fundit./Prive.al