Rita Ora po qëndron në Kosovë. Këngëtarja ka zbarkuar në orët e hershme të mëngjesit në aeroportin e Rinasit me aeroplan privat për të vazhduar më pas përmes rrugëve tokësore në Prishtinë.
Bashkë me të janë edhe prindërit, motra dhe vëllau. Aryseja e ardhjes në Kosovë është një dasëm e miqve familjarë që do zhvillohet sonte. Mësohet se një fustan me vlerë të madhe është dhurata e Ritës për nusen që martohet sonte.
Këngëtarja njihet për fustanet e veshur që kanë ditur të kalojnë shifra miliona dollarëshe në ceremoni të caktuara si ajo e ndarjes së çmimeve Oscars.
Vendi ku po qëndron Rita në Kosovë po vëzhgohet në mënyrë të vazhdueshme nga pjesëtarë të forcave të rendit që në perimetrin e zonës kanë shtuar nivelin e sigurisë.
Ndryshe, kjo është vizita e parë e yllit botëror në Kosovë që nga viti 2012 kur në muajin Shtator xhiroi klipin ‘Shine Your Light’ i cili pati për qëllim promovimin dhe përmirësimin e imazhit të Republikës më të re në Europë. /Prive.al/