Çka do ndodh me të ardhmen e Besit në ‘Portokalli’?!

By

Një audicion i humoristit Bes Kallaku në simotrën e programit ‘Portokalli’ në shtetin italian u bë shkak që të thuhej me siguri nëpër portale se aventura mbi një dekadë në Top Channel ka përfunduar për Kallakun.

‘Fundi’ i padeklaruar ndonjëherë i pjesëmarrjes në spektaklin ‘Portokalli’ u pa si një hap i natyrshëm pas suksesit në fazën e parë të ‘Zelig’.

Megjithatë, duket se i ‘vërshuar’ nga lajmet e tilla, humoristi e ka parë të rrugës të sqarojë të ardhmen, të paktën për muajt në vazhdim.

Ai ka treguar sot përmes një postimi se do vazhdojë t’i shoqërojë shqiptarët të dielave në ekran.

Meqe ra llafi. Ju pershendes nga provat e Portokalli-se. Une edhe krejt trupa, do vazhdojme ti perkushtohemi buzeqeshjes se Shqiptarve. Shihemi kete sezon ne Portokalli. Perqafime. Ju rujt Zoti. – ka deklaruar Besi. /prive.al/

Artikuj të ngjashëm