Një audicion i humoristit Bes Kallaku në simotrën e programit ‘Portokalli’ në shtetin italian u bë shkak që të thuhej me siguri nëpër portale se aventura mbi një dekadë në Top Channel ka përfunduar për Kallakun.
‘Fundi’ i padeklaruar ndonjëherë i pjesëmarrjes në spektaklin ‘Portokalli’ u pa si një hap i natyrshëm pas suksesit në fazën e parë të ‘Zelig’.
Megjithatë, duket se i ‘vërshuar’ nga lajmet e tilla, humoristi e ka parë të rrugës të sqarojë të ardhmen, të paktën për muajt në vazhdim.
Ai ka treguar sot përmes një postimi se do vazhdojë t’i shoqërojë shqiptarët të dielave në ekran.