Disa ditë më parë, ju njoftuam se Çiljeta erdhi në Prishtinë për të realizuar një këngë të re.
Këngëtarja kësaj radhe zgjodhi të bashkëpunojë me Estto – artistin e ri i cili ka publikuar disa këngë të cilat i ka mirëpritur publiku shqiptar.
Artistja nga Shqipëria dhe Estto punuan në Redbox për duetin e ri i cili do të dalë shumë shpejtë.
Kënga quhet “A je mirë” dhe do të jetë e shoqëruar me videoklip.
“Më duket se do e mbyllim gushtin me një super këngë”, ka shkruar Çiljeta teksa ka ndarë një fotografi të dyshes./Prive.al