Këngëtarja nga Shqipëria Lori së fundmi solli këngën “A e din sa shumë të dua” në versionin e saj duke i bërë kështu edhe një videoklip.
E vetëm dy javë 2 javë pas lansimit projekti ka arritur të kapë shifrën e 500.000 klikimeve në Youtube gjë që tregon edhe më tepër mbi suksesin e saj.
Mbrëmjen e kaluar ajo ishte e ftuar në emisionin NIN me Alaudin Hamitin ku dha detaje mjaft interesante mbi projektin në fjalë përderisa gjatë intervistës ajo nuk u la pa u pyetur edhe për projektet e mëhershme.
Pyetja më interesante ndoshta ishte ajo se është ndarë ndonjëherë e pakënaqur me ndonjë videolip të sajin e përgjigja e këngëtares ishte mjaft e shkurtër duke thënë PO.
Se për cilin projekt është fjala mund ta kuptoni në videon e mëposhtme. /Prive.al/