Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka dhënë një çmim shtetëror aktorit të Hollivudit, Steven Seagal, tregoi një dekret rus.
Ai tha se ylli 70-vjeçar i zhanrit aksion i është dhënë “Urdhri i Miqësisë së Rusisë” për punën e tij ndërkombëtare humanitare dhe kulturore.
Dekreti përmendte punën e Seagal si përfaqësues special i Ministrisë së Jashtme për lidhjet humanitare me ShBA-në dhe Japoninë.
Në vitin 2021, aktori amerikan thuhet se iu bashkua një partie pro-Kremlinit dhe verën e kaluar ai vizitoi një pjesë të kontrolluar nga Rusia të Ukrainës lindore për t’u takuar me një udhëheqës separatist të mbështetur nga Rusia.
Ukraina e ndaloi Seagalin të hynte në vend në vitin 2017 për pesë vjet për arsye të sigurisë kombëtare.
Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm nga Seagal.