Udhëtimet po dalin të jenë gjëja më e preferuar paz muzikës për dyshen e njohur të skenës tonë Zaimina Vasjarin dhe Rrezarta Shkurtan.
Këngëtaret kanë vendosur që ditën e sotme ti shijojnë bukuritë e njërit prej qyteteve më të bukur në Itali.
E për ta bërë një gjë të tillë ato kanë zgjedhur një mundësi mjaft të mirë e cila u ofrohet turistëve të ndryshëm duke shëtitur e duke shijuar bukuritë e Italisë në mënyrë të organizuar.
Mënyrë më të mirë për të nisur vitin mikeshat e njohura vështirë se mund të gjenin, pasi që iniciativa e tyre po del të jetë një aventurë mjaft e këndshme./Prive.al/