Vitin që e lamë pas shumë këngë u paralajmëruan por angazhimet e këngëtarëve kanë bërë që projektet e tyre të shtyhen për në 2016.
Në intervistën ’60 sekonda’ të Prive para pak javësh Nora Istrefi u shpreh se në janar do të publikohet kënga e re e saj që pason bamboleo. Istrefi u shpreh se do të jetë një bombë.
Në muajin e parë të 2016-tës këngë të re do të publikoj edhe reperi nga Ferizaji 2ton i cili së fundmi erdhi në duet me VigPoppën.
Ndërkaq përpos 2ton në janar do të publikohet edhe kënga e Viganit me Dhurata Dorën që u prezantua para pak ditësh në ekran në programet festive.
Po ashtu pritet që qysh në muajt e parë të 2016-tës të publikohen edhe klipi i Gentës që ishte paralajmëruar për dhjetor e po ashtu bashkëpunimi i Skivit me Soni Malaj.