Sapo është rikthyer në tregun muzikor me këngën ‘Si dje’, pas një pauze 5 vjeçare. Gjatë kësaj kohe, Luar Arani është fokusuar në përfundimin e shkollës e po ashtu punës në Gjermani.
Në intervistë për Prive, të shtunën që shkoi këngëtarja zbuloi se është duke punuar me yjet e futbollit gjerman, teksa të njëjtën platform po mundohet ta sjell në Shqipëri edhe pse nuk dha detaje se për çfarë konkretisht bëhet fjalë.
Përpos, kësaj Luar zbuloi edhe disa të pathëna nga jeta e saj private si dhe për të parën herë tregoi për një aksident që kishte pësuar./Prive.al