Ish-miss Kosova dhe sipërmarrësja e suksesshme, Agnesa Vuthaj ishte e ftuar në NIN me Alaudin Hamitin për një rrëfim të rrallë nga ajo.
Vuthaj na rrëfen për fillimet e saj, eksperiencën në Miss Kosova dhe më tej gjatë jetës së saj.
Muaj më parë, në mediat e shtypit rozë u raportua për një lidhje të Agnesa Vuthajt me një biznesmen indian, dhe ajo adresoi edhe këtë çështje jo pak të përfolur.
Mirëpo, kur koha erdhi për “Thuaje ose haje”, ajo u përball me disa pyetje mjaft pikante.
Në një moment, Hamiti i kërkon të tregojë se cila është gjeja më e shtrenjtë në dollapin e saj, dhe ajo thotë se gjërat më të çmuara që ka janë ato që ka dizajnuar për linjën e saj të këpucëve dhe çantave.
Më pas deklaron se çanta e saj më e shtrenjtë është 699 euro.
Ndiqni të plotë intervistën në videon e mëposhtme. /Prive.al