Çifti i famshëm i showbiz-it mirëpret në jetë fëmijën e dytë

By

Chris Pratt dhe gruaja e tij Katherine Schwarzenegger kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë së bashku.

Lajmin e bëri aktori në rrjetet sociale, duke treguar se fëmija ka lindur të shtunën (21 maj), si dhe emrin e të porsalindurit.

“Ne jemi shumë të emocionuar për të njoftuar lindjen e vajzës sonë të dytë, Eloise Christina Schwarzenegger Pratt. Mamaja dhe foshnja po janë mirë”, thuhet në mesazh.

“Ne ndihemi përtej të bekuar dhe mirënjohës. Me dashuri, Katherine dhe Chris.” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm