Chritstiano Ronaldo i pari përdorues që thyen këtë rekord në Instagram

By

Të Mërkurën, Cristiano Ronaldo arriti në 200 milion ndjekës në Instagram, duke mbajtur kurorën si personi më i ndjekur në Instagram. Për të festuar këtë rekord, futbollisti profesionist ndau një postim të ëmbël për të falënderuar ndjekësit e tij besnikë.

“Wow 200 milionë!!!” ai shkroi, duke ndarë një video ku shfaqej një montazh fotografish nga jeta e tij dhe karriera e arritur. “Faleminderit secilit prej jush që ndau këtë udhëtim me mua çdo ditë!!”

Në vitin 2018, atleti 34-vjeçari fitoi titullin “si personi me më së shumti ndjekës në Instagram” pasi pasi rrëzoi nga froni Selena Gomez, e cila në atë kohë, kishte mbi 144 milionë ndjekës.

I njohur për përdorimin e platformës për t’i dhënë fansave një pamje intime në jetën e tij personale dhe profesionale, Ronaldo pëlqen të postojë gjithçka, nga momentet e lojës prapa-skenave, deri te pamjet me dashurinë e tij Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tyre të vegjël. Dhe me fotot e tij pa bluzë nga stërvitjet e tij intensive, nuk është e vështirë të shihet se si Ronaldo arriti numrin historik të ndjekësve.

Artikuj të ngjashëm