Chris Brown ka ngritur një padi prej 480 milionë eurosh kundër Warner Bros pasi një dokumentar pretendonte se ai ishte një “përdhunues dhe abuzues”.
Padia për shpifje – e depozituar në Los Angeles dhe duke kërkuar një gjyq të jurisë – pretendon se dokumentacioni i Investigation Discovery, “Chris Brown: A History of Violence”, ka qenë ‘i dëmshëm’ për këngëtarin e hitit “With You” dhe është ‘plot me gënjeshtra’.
“Të themi thjesht, ky rast ka të bëjë me mediat që vendosin fitimet e veta mbi të vërtetën”, vijon ankesa.
Përmbledhja e dokumentarit të tetorit, i cili trajton pretendimet për sulm seksual në një jaht dhe marrëdhënien e tij me Rihannan, thotë: “Pas një sulmi famëkeq, Chris Brown ka arritur një rikthim muzikor, por një listë në rritje e akuzave për sulme seksuale ngre alarmin”.