Çfarë telefonate e la pa fjalë sot Labinot Tahirin?!

By

Këngëtari, njëherësh edhe kryetari i degës së AKR-së në qytetin e Ferizajt, Labinot Tahiri është befasuar jo pak ditën e sotme.

Labi ka marrë një mirënjohje nga një kolegj në Amerikë për kontributin e dhënë për popullin e tij.

Ndonëse nuk thellohet në detaje, letra që e ka ndarë për publikun vjen nga Akademia Ndërkombëtare e Shkencave Sociale me bazë në Florida.

Aty thuhet se titulli ‘Akademik nderi i Shkencave Sociale’ është dhënë bazuar në kontributin e këngëtarit në sferën akademike dhe atë sociale.

Tutje, ky titull potencohet se është nderi më i lartë i kësaj akademie dhe poseduesi mban privilegjet e barabarta me ato të një profesori që ligjëron në kohë të plotë.

Në postimin e bërë, Labi ka treguar se lajmin e ka marrë përmes një telefonate teksa vendimi daton që prej 1 Marsit, siç edhe potencohet në shkresën e sekretariatit të kësaj akademie. /Prive.al/

No automatic alt text available.

Artikuj të ngjashëm