Çfarë po ndodhë me turneun evropian të Dua Lipës?

By

Dua Lipa, kishte planifikuar të realizonte këtë vit një turne në vendet e Evropës për të promovuar albumin e saj “Future Nostalgia” që u lansua me 27 mars.

Mirëpo pandemia globale COVID-19 ia pamundësoi realizimin e këtij turneu dhe si rrjedhojë ai u shty për vitin e ardhshëm.

Ishte paraparë të mbahej në muajt e parë të viti 2021, por situata pandemike ka bërë që ky turne të shtyhet prapë – kësaj radhe për në muajt e fundit të vitit 2021.

“Me një zemër të thyer do të shtyj turneun tim të ardhshëm evropian për në shtator dhe tetor të vitit 2021. Ne kemi vazhduar të monitorojmë këtë situatë të paparë dhe në ndryshim, dhe është bërë e qartë se nuk është e mundur të vazhdohet me turneun në janar dhe shkurt . Ju lutemi mbani biletat tuaja pasi ato mbesin të vlefshme për datat e planifikuara. Më mungon të qenit në turne më së shumti gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të ribashkohem me të gjithë dhe të festoj së shpejti! Në ndërkohë ju premtoj se do të shfaqen disa gjëra zbavitëse që shpresoj se do t’ju mbajnë gjatë gjithë kohës. Qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për veten tuaj. E juaja, Dua”, ka shkruar Lipa në njoftimin e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm