Çfarë po kurdisin Ermal Fejzullahu dhe 2Ton?

By

Ermal Fejzullahu është njëri ndër emrat më të pëlqyer e më të kërkuar të estradës.

Falë talentit të tij ai po gëzon një sukses të jashtëzakonshëm në skenën muzikore, dhe në të gjitha trojet shqipfolëse.

Jemi mësuar ta gjejmë vazhdimisht me bashkëpunime nga më të suksesshmet. Projekti i fundit muzikor i tij erdhi bashkë me reperin Gjiko, me këngën me titull “Hajmali” e cila ende po vazhdon të mbetet hit.

E të njohura janë edhe këngët “Tavolina” dhe “Shko”, të cilat i solli në skenë së bashku me Ledrin dhe Lumi B.

Ndërsa në fotografinë e fundit të postuar nga këngëtari në profilin e tij në Instagram e shohim atë së bashku me këngëtarin 2Ton i cili poashtu e ka shpërndarë një fotografi me Ermalin, e cila ndoshta është një paralajmërim për ndonjë bashkëpunim të mundshëm të dy artistëve. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm