Çfarë ndodhi në seancën e sotme të Fjolla Morinës në Gjykatën e Kukësit?

By

Këngëtarja Fjolla Morina ka dalë sot para trupit gjykues në Gjykatën e Kukësit, ku do të njihet me masën e sigurisë. Tre ditë pasi u kap në Pikën Kufitare të Morinës, Fjolla pritet që të njihet me masën e sigurisë, bashkë me dy djemtë që e shoqëronin në momentin e arrestimit.

Prokuroria e Kukësit ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për këngëtaren, në të kundërt ajo duhet të paguajë një garanci pasurore prej 5 milionë lekësh. Për faktin që këngëtarja është shtatzënë, siç u bë dje me dije, organi i akuzës është shprehur se duhet të jetë edhe gjinekologu prezent dhe se nuk mund të vërtetohet shtatzënia me një eko, shkruan Dosja.al, transmeton Prive.

Kjo ka sjellë edhe shtyrjen e seancës fillimisht për në orën 13:00, e më pas në orën 13:30. Morina është larguar nga ambientet e Gjykatës për të shkuar sërish në spitalin e Kukësit, ku do të ekzaminohet sërish nga një mjek gjinekolog.

Artikuj të ngjashëm