Çfarë ndodhë me fustanet e tapetit të kuq pasi të famshmet i veshin?

By

Për dizajnerët, tapeti i kuq është një nga mënyrat më të dukshme dhe më të efektshme për të promovuar markat e tyre. Në fakt, disa stilistë më të mirë do të paguajnë aktore dhe muzikante të listave A për të veshur fustanin ose bizhuteritë e tyre – midis 100,000 dhe 250,000 dollarë në varësi të fuqisë së yllit të famshëm.

Të famshëm të tjerë lejohen të “huazojnë” një fustan dizajneri, çantë ose gjerdan me diamant, për natën – falas natyrisht – në mënyrë që të marrin emrin e stilistit në pamjet fotografike të tapeteve të kuqe shumë të klikueshme.

Por çfarë ndodh me atë veshje shumë të shtrenjtë kur tapeti i kuq dhe eventi përmbyllet?  Mos vallë fustani futet në dollap dhe nuk vishet përsëri, apo dizajneri përpiqet ta shesë?

Ariana Weisner, një stiliste e Hollivudit, ka disa përgjigje. Weisner, i cili vesh të famshmit për shfaqje çmimesh, turne shtypi, thotë se 100 përqind e veshjeve të huazuara për shfaqje çmimesh shkojnë menjëherë tek dizajneri. Ndoshta 99,99 përqind.

“Në raste të rralla, stilisti do t’i dhurojë të famshmit fustanin”, thotë Weisner, shembulli më i famshëm është veshja e gjelbër Versace që Jennifer Lopez kishte veshur në Grammys 2000. “Versace i dhuroi asaj fustanin, sepse ishte një moment i tillë ikonik”. Sipas revistës Glamour, fustani është ende në dollapin e JLo.

Image result for jlo versace

Shtëpitë e mëdha të modës si Dior, Louis Vuitton dhe Chanel do të marrin marrin fustanin dhe e  mbajnë në arkivat e tyre, thotë Weisner. Ato nuk rishiten më. Por nuk është kështu për dizajnerët e nivelit më të ulët.

Edhe nëse nuk mund të blini fustanin e njëjtë që një e famshme kishte veshur në tapetin e kuq, ju mund të jeni në gjendje të blini një kopje të saktë. Kohë pas kohe, thotë Weisner, një fustan që shfaqet me të vërtetë në një shfaqje çmimesh është zgjedhur për prodhimin në masë. Një shembull është një fustani ngjyrë argjendi që Kate Hudson e veshi në festën e Vanity Fair Oscars 2016. Dizajneri shet të njëjtin fustan në internet për “vetëm” 3,325 dollarë.

Image result for kate hudson vanity fair 2016

Burimi: Bustle

Artikuj të ngjashëm