Çfarë e shkatërron një lidhje?

By

Që nga momenti që vini në jetë, ju ndërtoni lidhje, me prindërit tuaj, motrat e vëllezërit, kusherinjtë, shokët, miqtë e kolegët… kjo listë vazhdon.

Diçka tjetër që të gjithë e kemi të përbashkët, është se duam që lidhjet tona të jenë të shëndosha dhe të lumtura.

Që t’ia arrijmë këtij qëllimi e të ndërtojmë lidhje të shëndosha e të kënaqemi në to, janë disa sjelle të cilave duhet tu rrimë larg.

Cilido qoftë raporti juaj me personin tjetër, këto janë 3 gjërat elementare që duhet t’i shmangni në raport me ta.

Tërheqja nga komunikimi

Duke u nisur nga fakti se të gjitha lidhjet kërkojnë sinqeritet, komunikim të shumtë. Një lidhje nuk do ta ketë edhe gjatë nëse nga njëri tjetri mbani sekrete dhe i ndaloni bisedat mes vete.

Marrëdhëniet tuaja mund të përkeqësohen nëse ju filloni ta distanconi veten nga njëri tjetri. Lidhjet e shëndosha bazohen në komunikim efektiv dhe nëse dëshironi lumturi, shmangni sekretet. Komunikoni.

Krahasimi i lidhjes tuaj me atë të të tjerëve

Kur filloni ta krahasoni lidhjen tuaj me atë të dikujt tjetër, ky është vetëm fillimi i shkatërrimit të saj. Që të provoni e ta ruani lidhjen tuaj nga ky dëm, kujtohuni se secila marrëdhënie është unike dhe e veçantë. Lidhja juaj me miqtë tuaj është ndryshe nga ajo që e ka dikur tjetër. Do të jetë e vështirë për ju që të gjeni diçka pozitive në lidhjet tuaja, kur gjithmonë i krahasoni ato me dikë tjetër dhe me diçka që nuk e keni.

Mos i mbani gjatë inatet

Kur dikush ju ofendon – sidomos në një lidhje, mund t’jua lëndojë zemrën tuaj dhe do të ndjeni se kurrë s’do të arrini t’i falni. Ta falni dikë është shumë më e lehtë se të jetoni me neveri apo urrejtje për dikë. Falja dhe mosmbajtja e inatit është shumë e rëndësishme për shkak se ua hapë zemrën dhe iu bën t’iu besoni më shumë njerëzve.

Artikuj të ngjashëm