Çfarë do të ndodhë me filmin e Alec Baldwin, xhirimet e të cilit përfunduan me tragjedi?

By

“Rust” i Alec Baldwin ‘nuk do të përfundojë kurrë”, ka parashikuar një anëtar i ekuipazhit, pasi aktori qëlloi aksidentalisht për vdekje, Halyna Hutchins në xhirime.

“Askush nga ne nuk pret që ky film të përfundojë”, tha një punëtor i paidentifikuar për The Sun pas tragjedisë të enjten. “Ne e dimë se ky është fundi për Rust, fatkeqësisht”.

“Ndoshta në fund të fundit do të zgjidhet sërish, por tani për tani, nuk ka asnjë mënyrë që të vazhdojë të bëhet. Megjithatë, nëse është për mrekulli, filmi do t’i kushtohet absolutisht Halyna –s”.

Burimi i tha The Sun se filmi nuk mund të vazhdonte pa regjisorin Joel Souza, 48 vjeç, i cili ende po shërohet nga plagët e tij pasi edhe ai u qëllua.

“Jo vetëm që regjisori ynë është ende [duke u rikuperuar], por do të ketë padi, jam i sigurt, dhe shumë faktorë të tjerë që do ta pengojnë këtë film të përfundojë ndonjëherë”.

Artikuj të ngjashëm