Cardi B zbulon emrin e të birit dhe është tejet i veçantë!

By

Reperet Cardi B. dhe Offset i uruan mirëseardhjen djalit të tyre shtatë muaj më parë dhe tani e dimë emrin e tij.

Offset, i cili është anëtar i grupit rep Migos, ka postuar të enjten një foto në llogarinë e tij të verifikuar në Instagram të vogëlushit. “Wave Set Cephus,” shkruhej në mbishkrim. Wave në shqip përkthehet si valë.

Çifti, i cili u martua fshehurazi në vitin 2017, nuk kishte ndarë më parë foto që tregonin fytyrën e djalit të tyre.

Ata janë gjithashtu prindër të vajzës trevjeçare Kulture Kiari Cephus. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm