Capital T sjellë duetin me reperin Capital Bra

By

Siç edhe kishte premtuar, reperi Capital T ka publikuar në mesnatë projektin e tij më të ri në bashkëpunim me Capital Bra, reperin me origjinë ruso-ukrainase që vepron në Gjermani.

Kënga titullohet ‘Yalla’ dhe aktualisht është e disponueshme vetëm në versionin audio, pa videoklip të cilit nuk dihet nëse dy reperët do t’ia bashkëngjisin.

Për tekstin e ‘Yalla’ janë përkujdesur vetë Capital T & Capital Bra teksa inçizimi është bërë tek Jumpa & Rzon .

Lorenc Alija Avaxus & Jumpa janë marrë me masterizimin.

Të plotë këngën mund ta dëgjoni më poshtë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm