Capital T në lidhje?! – Publikohet fotografia krah një vajze në Paris!

By

Jemi në prag të “Shën Valentinit”, dita që njihet si ajo e të dashuruarëve, por tek kjo pjesë publikisht Capital T nuk ka bërë asnjëherë asgjë publike, mirëpo deri në këtë moment.

Reperi i njohur ka publikuar një fotografi nga qyteti i dashurisë, Parisi ku shihet i përqafuar me një vajzë, identiteti i së cilës nuk dihet për momentin por që në sy bie një trëndafil në dorën e Kapos.

Nuk dihet akoma nëse përmes kësaj fotografie Capital T ka konfirmuar lidhjen apo është sekuencë nga videoklipi i tij i ri që po ashtu është xhiruar në kryeqytetin francez.

Kjo këngë pritet të publikohet brenda këtyre ditëve dhe është pjesë e albumit të ri të Capital T “Skulpturë”./Prive.al

Artikuj të ngjashëm