Camila Cabello duket se e ka kaluar ndarjen nga ish Shawn Mendes me një burrë që ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me këngëtarin e “Treat You Better”.
Këngëtarja 25 vjeçe, u pa në Los Angeles të mërkurën mbrëma me Austin Kevitch, CEO 30-vjeçar i një aplikacioni takimesh të quajtur Lox Club, i cili është quajtur “Jewish Raya”.
Cabello u pa teksa ngriti sytë nga biznesmeni dhe qeshi në disa nga imazhet e paparacëve.
Romanca e përfolur e çiftit duket të jetë disi e re, megjithatë, ishte e qartë se kishte shumë kimi, duke gjykuar nga buzëqeshjet dhe shikimet e bisedave të thella.