Këngëtari Butrint Imeri mbrëmë publikoi këngën “Tu menu”.
Projekti u prit mirë, dhe në më pak se 24 orë ka grumbulluar mbi 300 mijë klikime në platformën e YouTube.
E përkrahja e madhe duket ta ketë lënë pa koment Butrintin.
Kështu ka shkruar ai, në një foto të ndarë në mediat sociale, ku shihet me nipin e tij.
“Unë dhe nipi jem i dashtun ju përshëndesim shumë, faleminderit për gjithë këtë mbështetje dhe dashni që po më jepni. Nuk kom koment”, shkroi ai.