Butrinti dhuratë për fansat, koncert falas në shesh

By

Ka qenë i pandalshëm në tur koncertesh dhe me të njëjtin intenzitet po vazhdon.

Por, Butrint Imeri, në mesin e sezonit të nxehtë ka menduar edhe për ata që nuk mund të jenë pjesë e organizimeve ku performon.

Ai do të performojë në zemër të Prishtinës, falas për të gjithë!

Lajmin e ka bërë të diturpërmes një postimi në Instagram.

Koncerti do të mbahet me datë tre gusht dhe pos Butrintit do të performojnë edhe DJ Dagz dhe DJ PM.

“Ju ftoj krejtve me e kalu një super natë verore” – është shprehur Butrinti mes tjerash në postim.

Fansa të muzikës së Butrintit, mos e huqni asesi këtë mundësi! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm