U përfol shumë gjatë ndarja e supozuar e çiftit Besa Gashi dhe Albert Krasniqi.
Në mesin e shumë thashethemeve që qarkulluan ishin edhe ato që flisnin për përfshirjen e Tunës në këtë zhvillim.
Por ishte Besa që pak ditë më parë reagoi ashpër kundrejt këtij supozimi të publikuar në portale dhe tërthorazi mohoi ndarjen të cilën nuk e kishte komentuar kur u pyet nga Prive në tapetin e kuq të Zhurma Awards.
Kësaj rradhe komentin e tij e ka dhënë vetë Alberti i cili ka postuar një foto me gruan e tij. Ai aty shprehet për Besën se ‘gjatë gjithë këtyre viteve ti ke qenë e vetmja për mua. Nuk është me rëndësi se çfarë thonë të tjerët por se si është realiteti’.
Kujtojmë se çifti i martuar në vitin 2010 ka edhe një vajzë të quajtur Kjara. /Prive.al/