Bruce Willis mohon shitjen e të drejtave për fytyrën e tij

By

Bruce Willis mohon shitjen e të drejtave për fytyrën e tij

Agjenti i Bruce Willis ka mohuar raportimet se ylli i filmit ka shitur të drejtat për fytyrën e tij.

Javën e kaluar, u raportua se Willis, në marrëveshjen e parë të këtij lloji, ia kishte shitur fytyrën një kompanie të quajtur Deepcake.

Megjithatë, një zëdhënës i aktorit i tha BBC-së se ai nuk kishte “asnjë partneritet apo marrëveshje” me kompaninë.

Dhe një përfaqësues i Deepcake tha se vetëm Ëillis kishte të drejtat për fytyrën e tij.

Willis njoftoi tërheqjen e tij nga aktrimi në mars pasi u diagnostikua me afazi, një çrregullim që ndikon në të folur.

Aktori njoftoi tërheqjen nga aktrimi në mars pasi u diagnostikua me afazi, një çrregullim që ndikon në të folur.

Deepfakes përdorin inteligjencën artificiale (AI) dhe teknologjinë e të mësuarit të makinerive për të krijuar video realiste – shpesh të të famshëmve ose politikanëve. Për aktorët që nuk mund të aktrojnë më, teknologjia ka potencialin të ndryshojë lojën.

Mediat gjithandej shkruan se “Bruce Willis është bërë ylli i parë i Hollivudit që ka shitur të drejtat e tij për të lejuar krijimin e një “binjaku dixhital”  për t’u përdorur në ekran.”

Por nuk duket se a qëndron kjo.

Ajo që është e vërtetë është se një “deepfake” e Bruce Willis u përdor për të krijuar një reklamë për Megafon, një kompani ruse e telekomunikacionit, vitin e kaluar, transmeton Klankosova.tv.

Artikuj të ngjashëm